Digjen në mes të natës makinat e dy femrave në Elbasan

Aktualitet

makine-e-djegurDy makina janë djegur në lagjen “28 Nëntori”, gjate nates se kaluar, ku të dyja kane si pronare femra. Ka qenë makina e një vajze që është djegur e para.

Në fillim, zjarri ka rënë në “BMW” me targa AA 010 MR në pronësi të I.B, 26 vjeçe, banuese në Elbasan dhe më pas, në një “Benz” me targa AA 070 BE në pronësi të L.D, 57 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë, janë dëmtuar pjesërisht të dy mjetet, të cilat kanë qenë të parkuara njëra pranë tjetrës në rrugë.

Grupi hetimor, po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT