Digjen 4 mijë rrënjë droge në Mirditë, katër të rinj në pranga me armë

Kliko per me shume info

droge-armePolicia e shtetit beri me dije se ka asgjësuar 4000 bimë narkotike, si dhe ka vënë në pranga tre të rinj qe jane kapur me sasine e lendes narkotike.

Burimet zyrtare bene me dije se gjatë  operacionit të koduar “Lëndina e punuar” të organizuar nga Policia Mirditë, në bazë të informacioneve në rrugë operative është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre personave: Armand Beleshi, 32 vjeç, banues në Mirditë; Emiljano Kola , 26 vjeç, banues në Kurbin; Eugen Simoni , 25 vjeç, banues në Durrës.

Kliko per me shume info

Sic thote policia, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Qafmulli, Selitë, Mirditë, në një tokë pa pronar kanë kultivuar një sasi prej 4000 bimë narkotike ,të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe 2 armë zjarri automatik dhe 1 armë gjahu pa leje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here