Kërcënimi nga Shullazi, zbardhet dëshmia e Klodeta Dibrës te Krimet e Rënda

Kliko per me shume info

dibra koniProkuroria mori në pyetje dje për më shumë se një orë e 40 minuta Klodeta Dibrën, ish­kandidate për rektore në Universitetin e Tiranës.

Ajo është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen penale në ngarkim të Emiljano e Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit. Objekti i marrjes në pyetje të Klodeta Dibrës ka qenë episodi i kërcënimit të profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule gjatë fushatës për zgjedhjet e organeve drejtuese në universitete

Kliko per me shume info

Sipas Prokurorisë, në datë 14 dhe 15.04.2016, një grup personash, ndër të cilët dyshohet edhe Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, kanë kanosur me jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, shtetasit Mynyr Koni, përkatësisht (në kohën e ngjarjes) dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe njëkohësisht kandidat për rektor i Universitetit të Tiranës, si dhe Dhori Kule, (në kohën e ngjarjes) rektor i Universitetit të Tiranës.

Autorët e kërcënimit i urdhëruar profesorët të tërhiqen duke kërkuar që Mynyr Koni të mos kandidonte dhe Dhori Kule të mos e mbështeste. Duke qenë se kandidatja rivale e Mynyr Konit ishte Klodeta Dibra, prokuroria ka vendosur të marrë në pyetje atë në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.

DËSHMIA E DIBRËS

Burimet nga hetimi nuk kanë preferuar të japin hollësi, por mësohet se gjatë dëshmisë së dhënë dje në prokurori, Klodeta Dibra ka thënë se nuk i njeh asnjë nga personat e përfolur për kërcënimin e profesorëve. Ajo ka shtuar se as personalisht dhe as rrethi i saj familjar e shoqëror nuk kanë asnjë njohje me personat e përmendur.

Dibra ka shpjeguar se kërcënimin e profesorëve Mynyr Koni e Dhori Kule e ka marrë vesh nga mediat. Ish-­kandidatja për rektore në garë me Mynyr Konin e cila i humbi zgjedhjet, ishte pyetur edhe më herët në prokurori ku kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.

Ditën e djeshme ajo ka thënë se është e hapur për çdo hetim ndaj saj dhe rrethit të personave të afërt. Prokuroria urdhëroi arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dy personave të tjerë pas kërcënimit të dy profesorëve në datat 14 dhe 15 prill 2016. Hetimet u thelluan duke gjetur edhe tri gjobëvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm dhe disa raste të rrëmbimit të pronave me anë të kanosjes. / Trazhgim Sokolaj Panorama.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here