Dibër, kapen me pesë pako droge, arrestohen dy transportuesit

Kliko per me shume info

drogeeDy persona që  akuzohen për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia ne zonen e Dibres.

Policia tha se në pranga kanë rënë Gentian Capa, 37 vjeç, banues në fshatin Bllatë Dibër dhe Jetmir Skuka, 21 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Kliko per me shume info

Pas informacioneve të marra, Policia e Burrelit ka ndaluar dhe ka ushtruar kontroll në një automjet tip Benz me targa AA 109 KI që drejtohej nga Gentian Capa.

Nga kontrolli i automjetit poshtë sediljes së parë të pasagjerit u evidentua një çantë ku brenda saj kishte 5 pako me lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Në automjet gjatë kontrollit është konstatuar edhe një dorezë boksi metalike, të cilat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për Veprën Penale “Trafikim i Narkotikëve në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here