Dhuna në kopësht, babai: Dyshoj se ma kanë rrahur djalin prej 6 muajsh!

Kliko per me shume info

babai3vjecaritPara dorëzimit të kërkesës për caktimin e masës ndaj pronares së kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prokurori i çështjes mori në pyetje edhe një herë babain e djalit 3-vjeçar të rrahur nga administratorja e kopshtit.

Ai ka lënë të kuptohet se djali i vogël demonstron shenja dhunimi e agravimi prej 6 muajsh. Të dy prindërit e fëmijës së dhunuar u pritën dje edhe në Prokurorinë e Përgjithshme në zyrën për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Kliko per me shume info

Kjo zyrë po shqyrton mundësinë e ofrimit të mbështetjes psikologjike për fëmijën e dhunuar.

Grupi i hetimit theksoi dje se, pasi kanë parë regjistrimet e kamerave, babai i djalit dhe bashkëshortja janë traumatizuar.

“Djali është agravuar për një periudhë 6- mujore, ka trauma, çdo natë zgjohet mbi 10 herë duke qarë dhe goditur veten në kokë, madje qëllon edhe prindërit, duke manifestuar dhunën që ka përjetuar”, ka dëshmuar në Prokurori babai i 3-vjeçarit.

Burime nga organi i akuzës kanë thënë se administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani, rrezikon edhe akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me shmangien e detyrimeve tatimore dhe kryerjen e aktivitetit të palicencuar.

Pamjet e dhunës ndaj fëmijës po transmetoheshin në emisionin “Stop” në TV Klan, Prokuroria e Tiranës urdhëroi nisjen e hetimeve kryesisht. Brenda pak orësh u mblodhën provat kryesore dhe u nxor urdhri i ndalimit ndaj shtetases Anjeza Shabani, administratore e kopshtit që nuk ka licencë.

Prokuroria e Policia kanë marrë në pyetje edhe punonjëse të tjera të kopshtit, që kanë pranuar dhunën ndaj fëmijës, por kanë thënë se kanë pasur frikë të denoncojnë./panorama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here