“E shihnim që rrihte fëmijën, por nuk denoncuam nga frika se na shkarkonte”

Kliko per me shume info

anjezaAnjeza Shabani, administratorja e kopshtit pa liçensë që dhunoi fëmijën 3 vjeç pranon krimin. Ajo ka pranuar se e kishte dhunuar fëmijën 3 vjeç por ka qenë rasti i vetëm. Shabani ka shfajësuar vetën, me argumentin se goditja e fëmijës ka qenë në një moment nervozizmi por që asnjëherë tjetër nuk ka dhunuar ndonjë fëmijë. Ajo ka

pretenduar se në pamjet filmike bruto, ka edhe moment kur fëmija përqafohet dhe i dhurohet dashuri dhe nuk është ajo sjella e përditshme. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia dhe prokuroria ka ngritur dyshime se pamjet e shfaqura nuk janë të vetmet në këtë kopsht.
Edhe prind të tjerë kanë pretenduar se fëmijët ju dhunoheshin herë pas here. Nga ana tjetër, janë marr në pyetje edhe edukatorët e këtij kopshti, të cilët kanë pranuar dhunën e administratores. Ende nuk është vendosur, se çfarë qëndrimi do të mbahet për edukatoret e këtij kopshti, të cilët kanë parë dhunën e shefës së tyre dhe nuk e kanë denoncuar.

Kliko per me shume info

Të pyetur për këtë fakt, ata janë shprehur se kishin frikë të denonconin pasi do largoheshin nga puna. Veç administratores dhe edukatoreve të kopshtit, policia ka marr në pyetje edhe prindërit e fëmijës 3 vjeç, të cilët kanë treguar dhunën fizike që administratorja ushtronte ndaj fëmijës së tyre. Për këtë dhunë, mësohet se policia I ka vënë në dispozicion një vendim ekspertimi prindërve të fëmijës 3 vjeç, duke i kërkuar ta dërgonin pranë Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimin e dëmtimeve në trupin e fëmijës së vogël. Përgjigja e këtij ekspertimi, mësohet se do të përdoret nga prokurorët për ti kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për administratoren e kopshtit Anjeza Shabani.
Për llogari të këtij hetimi, mësohet se prokurorët kanë urdhëruar sekuestrimin e pamjeve bbruto të filmuara nga kamerat e emisionit investigative “STOP” në TV KLAN, pamje të cilat do të administrohen me cilësinë e provës materiale.
Sipas këtyre pamjeve, të transmetuara në emisionin e mbrëmjes së hënë, shfaqet administratorja e kopshtit Shabani duke dhunuar fëmijën 3 vjeç. Mbi Shabanin rëndojnë dy akuza për momentin, ajo e Shpërdoriit të detyrës dhe keqtrajtimit të të miturve që rrezikon një dënim deri në 7 vjet burg. Ndërkohë në ditët në vazhdim, pritet edhe ngritja e akuzave të tjera pasi kopshti funksiononte pa dokumentacionin përkatës. abcnews

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here