Dëshmia shokuese e gruas së autorit të sulmeve në SHBA

Kliko per me shume info

autori-sulmeveIsh-bashkëshortja e 29-vjeçarit që besohet se ka vrarë 50 persona në klubin e natës në Orlando, ka thënë se ai ishte i dhunshëm dhe mendërisht i paqëndrueshëm dhe se e ka rrahur atë vazhdimisht në kohën sa ishin të martuar.

Ish-bashkëshortja e Omar Mateen, duke folur në kushte anonimiteti për WP ka thënë se është njohur me Mateen rreth 8 vjet më parë në rrjetet sociale dhe pas një kohe të shkurtër ka vendosur që të shpërngulet në Florida dhe të martohet me të.

Kliko per me shume info

Ajo ka thënë se fillimisht Omar nuk ishte i dhunshëm dhe se martesa shkonte mirë. Por, më pas ajo ka treguar se Omar është bërë i dhunshëm dhe e ka rrahur atë vazhdimisht.

“Ai nuk ishte person stabil. Më ka rrahur për gjërat më të thjeshta. Thjeshtë mund të nervozohej se nuk i kisha larë rrobat apo diçka të ngjashme”, ka treguar ajo.

Ish-bashkëshortja e Mateen, ka treguar se ai kishte një revole personale por nuk ishte i dhënë pas fesë dhe kohën e lirë e kalonte në palestër duke ushtruar.

Ajo tregon se pas disa muajsh martesë, gjendja u bë shumë e rëndë dhe vetëm prindërit e saj kanë arritur ta shpëtojnë nga martesa abuzive. Ajo ka thënë se falënderon prindërit të cilët kanë shkuar dhe e kanë marrë nga një banesë dy dhomëshe në Florida, ku ajo jetonte me Omari-n dhe e kanë dërguar në shtëpi, në New York.

Çifti ishte divorcuar zyrtarisht në vitin 2011, pas vetëm disa muajsh martesë. Ajo thotë se kur kuptoi lajmin se çfarë kishte bërë ish-bashkëshorti i saj në Orlando, ndihet shumë me fat që ai më nuk është në jetën e tij.

Mateen është i dyshuari kryesor në sulmin në një klub nate të homoseksualëve në Orlando të Floridës, ku janë vrarë 50 persona dhe plagosur 53 të tjerë.lajmi

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here