Deputeti i LSI: Nuk jam gati ta votoj reformën në Drejtësi!

Kliko per me shume info

spahiu16Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu deklaron  se nuk është i gatshëm të votojë ngritjen e një institucioni të ri në kuadër të reformës në drejtësi që do të mbikëqyret nga ndërkombëtarët.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruan në Twitter deputeti i LSI-së, Spahiu.

Kliko per me shume info

Mbikëqyrjen e këtij institucioni nga ndërkombëtar e kundërshtoi gjatë seancës së të enjtes edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Berisha tha se reforma duhet të ishte tërësisht shqiptare dhe asnjë institucion nuk mund të drejtohej nga të huajt.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here