Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Kliko per me shume info

varrezaNjë numër varrezash të qytetarëve të besimit islam janë dëmtuar gjatë prerjes së drunjve brenda varrezave, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, këshilltari boshnjak në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Uglanin ka thënë se varrezat janë dëmtuar nga ndërmarrjet komunale në veri të Mitrovicës “Standard” dhe Elektro-ekonomia e Serbisë (Elektro Privreda Srbije), që kanë kryer punimet në prerjen e drunjve

Kliko per me shume info

“Ky është një vandalizëm institucional”, tha Uglanin.

Për dëmtimet në varreza janë njoftuar edhe Bashkësia Islame në Mitrovicën e jugut dhe njëkohësisht edhe Policia, Kuvendi Komunal dhe vetë kryetari i komunës.

“Të gjithë kanë qenë të habitur. Por më së shumti kemi qenë net ë habitur me këtë pamje të pahijshme. Ata i kanë prerë drunjtë, por duke I prerë drunjtë i kanë dëmtuar edhe gurët e varrezave”, tha Uglanin.

Policia e Kosovës e ka pohuar rastin për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendës drejtori I Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, tha se rasti është I hapur si “dëmtim i pasurisë” dhe i është paraqitur prokurorit.

“Besohet se këtë e kanë bërë Elektro Ekonomia, pasi kanë vendosur kabllot e caktuara dhe kanë prerë degët. Këto degë të drunjve pastaj kanë rënë mbi pllakat e varrezave dhe është shkaktuar dëmi. Rasti është I hapur dhe do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje. Mund të ngritet edhe padi ndaj përgjegjësve”, tha Hoti.

Uglanin ndërkaq ka theksuar se çdo varrezë e dëmtuar do të paraqitet në zyrën komunale me qëllim që të rregullohet.

Dy varreza të qytetarëve të besimit islam ndodhen në dalje të Mitrovicës së veriut, në të dyja anët e rrugës. a.z.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here