Dëmi 2 milionë euro, gjykata liron ish-zv.drejtoreshën e Doganave

Kliko per me shume info

Gjykata-e-Larte21Lihet e lirë ish-zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Lula Njebza. Gjykata e Lartë ka vendosur te ndryshoje masën e sigurisë nga “arrest me burg” dhënë nga shkalla e parë në “detyrim paraqitje”.

Njebza me katër ish-zyrtarë të Doganave u arrestuan për shpërdorim detyre. Ata akuzohen se kanë zhdukur 4.4 mln litra naftë “virxhin” nga depozitatat e një kompanie nafte, duke shkaktuar një dëm shtetit prej 2 mln euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Kliko per me shume info

Dëmi i shkaktuar 2 mln euro–Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh. Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.Po ashtu Prokuroria e Fierit shpjegon se “në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here