Ndeshja me Francën, De Biasi: Luajmë pa frikë, kemi shanset tona

Kliko per me shume info

debiasi16Trajneri i Shqipërisë, De Biasi në mikrofonët e “Sky Sports” përsëriti edhe një herë tjetër se përveç rezultatit ndeshja ndaj Zvicrës mund të cilësohet pozitive.

“Jemi të zhgënjyer për rezultatin në debutim, sepse megjithë inferioritetin numerik që kërkon ta hedhë sa më shpejt pas shpine ndeshjen në Lens luajtëm mirë. Krijuam dy raste të pastra për gol, mbi të gjitha në minutat e fundit me Gashin.

Kliko per me shume info

Humbja na la shije të hidhur, por në fushë skuadra tregoi më tepër aspekte pozitive sesa negative. Përjetuam një atmosferë të zjarrtë dhe shumë tifozë që në mbështetën dhe kjo shtoi peshën dhe tensionin te skuadra. Edhe pse me 10 lojtarë, në pjesën e dytë ekipi luajti mirë, duke provuar të ndërtonte lojë dhe krijoi raste për gol. Kjo ishte përgjigja më e mirë.”

Më tej, Gianni De Biasi përqendrohet te sfida e radhës, përballë Francës. Rezultati i ndeshjes me blutë mund të jetë përcaktues për ecurinë e Shqipërisë. Megjithatë, De Biasi ka besim.

“Hera-herës në futboll ndodhin surpriza. Një vit më parë e mposhtëm Francën në Shqipëri. Përballë tyre kemi luajtur gjithmonë mirë, duke barazuar edhe në Rennes në vitin 2014. Këtë herë do të jetë ndryshe, por pa frikë, do të luajmë shanset tona”, tha De Biasi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here