De Biasi mendon largimin nga Shqipëria, i vetëofrohet Anglisë

Kliko per me shume info

biasiiiLargimi i Roy Hodgson nga drejtimi i përfaqësueses angleze, i ka hapur rrugën shumë trajnerëve të synojnë postin në pankinën e “tre luanëve”.

Mes kandidatëve dëshiron të vendosë emrin e tij edhe Xhani De Biazi, i cili në një interviste të dhënë për “Radio 1 Rai”, ka uruar që një hipotezë e tillë të bëhet realitet.

Kliko per me shume info

I pyetur nëse ekzistonte mundësia që të largohej nga Shqipëria për të marrë drejtimin e Anglisë, kjo ishte përgjigja që dha tekniku i kuqezinjve.

“Ekziston si mundësi, nuk e di se sa e realizueshme është, por ekziston. Unë uroj që të ndodhë”, ishin fjalët e tij.

Pas humbjes ndaj Italisë pasditen e së hënës me rezultatin 2-0, trajneri Del Boske e ka lënë pezull të ardhmen e tij në stolin e Spanjës, duke thënë se për këtë do të flasë me presidentin e federatës.

“Do flas me presidentin. Kemi nevojë të rishohim të ardhmen, sepse në muajin shtator duhet të jemi të përqendruar”,-ka thënë ai sipas gazetës spanjolle “Marca”.

Trajneri i thuri elozhe edhe “axurrëve”, duke i cilësuar si më të fortë fizikisht me më potentë. Ai u shpreh se skuadra e drejtuar prej tij luajti një pjesë të parë të dobët dhe shtoi se ekipi reagoi në pjesën e dytë, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.

Ndërkohë edhe Angelo Jordanesku i Rumanisë nuk është më trajneri i skudrës përfaqësuese rumune.

Humbja me Shqipërinë ishte goditja përfundimtare e knock- outit për rumunin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here