Ja datat e provimeve për Maturën Shtetërore, aplikohet në 10 programe

Kliko per me shume info

matura2014-provimetMaturantët do të testohen në datën 4 qershor, në lëndën e gjuhës së huaj. Ky është provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore për këtë vit. Maturanët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 programe në universitete dhe nëse fitojnë më shumë se 1 degë duhet të zgjedhin midis tyre. Kriteret, kuotat dhe tarifat përcaktohen nga institucionet e arsimit të lartë, ndërsa pragu është mesatarja 6.
Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të jepet në 11 qershor, ai i Matematikës në 17 qershor dhe provimet me zgjedhje në datën 24 qershor.

“Maturantët do aplikojnë me përfundimin e Maturës Shtetërore, do të bëhet publike në kohën e duhur. Deri në një afat të caktuar, besoj 20 korrik do të jetë periudha e aplikimit”, ka thënë ministrja Lindita Nikolla.

Kliko per me shume info

Maturantët do të aplikojnë online për të nisur studimet e larta. Ata kanë të drejtë të kandidojnë në 10 programe dhe të zgjedhin midis degëve fituese.

“Maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 degë, jo në tre e më shumë. Në 10 Universitete, sigurisht nuk do të kushtëzohen siç ka qenë në të shkuarën që nëse fiton në njërin nuk ke të drejtë të ngjitesh më lart. Ata mund të fitojnë në rastin më të mirë në të 10 degët dhe është e drejta e tyre të zgjedhin se ku do të vijojnë dhe jo e Ministrisë”, është shprehur Nikolla.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, garantoi masa më të forta të administrimit të provimeve të Maturës Shterëtore, ku për kopjuesit apo administruesit që favorizojnë nxënës do të ketë penalitete të ashpra.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here