Dalja e Britanisë nga BE "boshatis" llogaritë bankare të Mourinhos e Guardiolës

Sport

mourinho-guardiolaTrajneret Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të ndjejnë efektet e “Brexit” në llogaritë e tyre bankare. Sipas “Business Today”, trajneri i ri i Manchester United, i cili firmosi në muajin maj për tre sezone, do të pësojë humbje prej 700 mijë eurosh për shkak të zhvlerësimit të paundit britanik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi firmosi me skuadrën nga Manchesteri, mediat britanike njoftuan se “Speciali” do të përfitojë rreth 10 milionë paund në vit, ose rreth 12.5 milionë euro.

Por, pas rezultateve te referendumit, paundi britanik ra nën 1.33 dollarë duke mbërritur vlerën më të ulët prej 30 vjetësh, që i bie se paga e tij do të ulet ndjeshëm.

Ndërsa rivali i tij te Manchester City, Pep Guardiola do të pësojë humbje më të mëdha. Sipas gjermanëve të “Bild”, ish-trajneri i Barcelonës do të përfitoje rreth 25 milionë euro në vit, por pritet të humb rreth 1.5 milionë euro, gjithmonë nëse paundi qëndron në këto nivele.

ME TE LEXUARAT