CNN: Koka e shqiptarit të vrarë iu dërgua bosit të kokainës në Shqipëri

Kliko per me shume info

vrasja-shqiptariMediat greke i kushtojnë vëmendjen vrasjes makabre të 26 vjeçar Bledar Terpollari. Dy të arrestuarit për këtë ngjarje janë lënë në burg, ndërsa po kërkohet për shqiptarin e tretë, i cili dyshohet se është në Shqipëri. Tv CNN në gjuhën greke ka zbardhur tjetër dëshmi nga njëri prej të arrestuarve.

“Pashë njërin nga të akuzuarit të trokiste portën me telefon në dorë. Viktima e hapi derën dhe doli disa hapa jashtë kasolles dhe pyeti se çfarë kërkonim në këtë orë të natës.

Kliko per me shume info

Dihej çështja e drogës dhe ai u përpoq të gjente arsyetime për borxhin që kishte. Autori i vrasjes e shtyu me forcë dhe e futi në kasolle.

Më pas u dëgjua një e shtënë, ndërsa ne ishim jashtë. Disa minuta më vonë e pashë të nxirrte jashtë të vdekurin dhe me një thikë që kishte me vete i preu kokën. E pashë të fuste thikën dhe kokën në një çantë dhe ta fshehte në portbagazh. Ikëm me makinë deri në një vend pranë kufirit.

Ai tha që do të kalonte më këmbë kufirin pasi në doganë do të bëhej kontroll. Do ta çonte kokën tek bosi i kokainës dhe do të merrte shpërblimin”, mësohet të jetë shprehur nga të akuzuarit.

Megjithatë, sipas CNN grek, pavarësisht presioneve asnjë nga dy të arrestuarit nuk ka thënë asnjë fjalë se kush është baroni i drogës, i cili ka dhënë urdhër për vrasjen e të riut dhe nuk ka asnjë provë që mund të çojë në identifikim dhe kapjen e autorit të tretë të veprës së rëndë.

Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj të këtij viti në një zonë të thellë malore në Thesprotia të Greqisë për një shumë prej 20 mijë eurosh.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here