Cerrik, makina aksidenton kalimtaren, arrestohet shoferi

Aktualitet

aksident-shkoderSpecialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW”, me targa PNA 5398, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Z.XH, 74 vjeçe, banuese në fshatin Shtëpanjë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore efektivat e policisë kanë bërë arrestimin e shtetasit Fatmir Hoxha.

Shtetasja Z.XH u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT