Ja cili është çelësi për seks të mirë!

Soft

viagraaaTani, sipas shkencëtarëve, mund ta përmirësoni performancën e penisit dhe qëndrueshmërinë seksuale me vetëm një përbërës.

Problemet me ereksion janë problem në rritje, dhe së shpejti shumica e meshkujve mund të vuajnë nga kjo dukuri, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjithë e dimë se viagra është ndër shokët më të mirë të penisit, mirëpo shkaktari prapa problemeve me ereksion mund të jetë mungesa e një përbërësi të thjesht natyral.

Meshkujt që i “urrejnë rrezet e diellit” prihen të kenë probleme me performancë të penisit, për shkak se marrja e vitaminës D e përmirëson ereksionin dhe performancën nën çarçafë.

Problemet me ereksion i prekin të gjithë meshkujt e moshave 40 deri 70 vjet, por hulumtuesit nga Universiteti i Milanos, Itali, kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D vetëm sa e rrit rrezikun për të pasur probleme të tilla.

Autori i këtij studimi, Dr. Erin Michos thotë: “Mungesa e vitaminës D është lehtë për t’u kontrolluar vetëm duke bërë ndryshime të duhura në stilin e jetës që përfshijnë ushtrimet fizike, mënyrën e të ushqyerit, ekspozimin modest në diell etj.”

Vitamina ka rol të rëndësishëm në funksionimin e mirë të penisit për shkak se vitamina D ka rol të rëndësishëm në përmirësimin e funksionimit të qelizës endoteliale dhe formimin e oksidit nitrik, molekulë e cila i ndihmon enët e gjakut të funksionojnë siç duhet.

Oksidi nitrik i lejon enët e gjakut në penis të relaksohen, gjë që e rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton ereksionin.

Këto enë të gjakut në penis janë shumë të vogla, prandaj lehtë mund të bllokohen nga faktorë të ndryshëm si ushqimi i dobët, mungesa e ushtrimeve fizike, pirja e duhanit, mosha etj.

ME TE LEXUARAT