Humbin avionin, burri fajëson gruan dhe e vret në aeroport

Kliko per me shume info

greqi-aeroportZënka e një çifti pasi ka humbur avionin ka përfunduar në tragjedi në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Seviljes. Një 30-vjeçar rumun ka vrarë të fejuarën e tij pas një konflikti që ka nisur për shkak të vonesës që solli humbjen e fluturimit për në Itali.
Siç shkruan spanjollja “Il Mundo”, çifti nuk ka mundur të kapte avionin që nisej për në Itali. Burri e ka fajësuar vajzën për vonesën dhe pas një grindjeje të çastit e ka shtrënguar në fyt duke i marrë jetën. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e aeroportit.

Pas krimit, ai është larguar duke e lënë trupin në makinë dhe është dorëzuar në polici, ku ka rrëfyer gjithçka. 30-vjeçari është arrestuar nga autoritetet spanjolle.shekulli

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here