Kombëtarja e Brazilit zhgënjyese në Kupën e Amerikës

Kliko per me shume info

dungaTri ndeshje dhe vetëm 1 gol, në ditën e dytë të Copa America Centenario feston vetëm Peruja. Në grupin B nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Ecuadorit, Brazili i Carlos Dungës. Në Pasadena në mungesë edhe të shumë emrave të mëdhenj, Selecao e nisi sfidën me dyshen Coutinho-Willian në mbështetje të sulmuesit të vetëm Jonas.

Te Ekuadori Enner Valencia, kishte në krah Monteron dhe Antonio Valencian. Ishte një Brazil që e kërkoi golin ai i pjesës së parë. Por Willian dhe sidomos Coutinho gjetën në rrugën e tyre drejt rrjetës portierin e Ecuadorit Esteban Dreer. Në të 19-tën ky i fundit ndali një tentativë shumë të rrezikshme të mesfushorit të Liverpoolit. Nuk solli asnjë gol, pjesa e parë ndërkohë që në fraksionin e dytë ishte një tjetër Brazil shumë i shëmtuar për tu parë dhe që rrezikoi të pësonte në shumë se një rast nga Ecuadori.5-herë kampionët e Botës nuk kishin fuqi goditëse dhe në fund u kënaqën me vetëm 1 pikë.

Kliko per me shume info

Pas ndeshjeve të para, grupi B kryesohet nga Peruja që falë një finalizimi të Paulo Guerreros mposhti 1-0 Haitin. Në Century Link Field në Seattle, pjesa e parë ishte tërësisht e barabartë, me Haitin që iu afrua golit madje në minutën e 31-të. Në të 45-tën rreziku kaloi në krahun tjetër por Edison Flores i shërbyer nga Guerrero nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim. Megjithatë ky i fund i kthehu nderin sulmuesit të Flamengos në minutën e 61-të me Guerreron që goditi saktë me kokë për avantazhin e Perusë.
Pas golit skuadra e trajnerit Gareca e menaxhoi shumë mirë lojën deri në fund duke marrë një trepikësh që e ngjiti në krye të grupit dhe që e avantazhon sëtepërmi përsa i përket cështjes së kualifikimit. Nuk prodhoi asnjë fitues as sfida e vlefshme për Grupin A të Copa America Centenario mes Kosta Ricës dhe Paraguait. Shumë pak raste dhe asnjë gol edhe në këtë sfidë me Kolumbinë që tashmë kryeson e vetme grupin në kuotën e 3 pikëve.ssport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here