Braktisi të fejuarin emigrant në Gjermani, për të “dashurin e Facebook”

Kliko per me shume info

vajza-fier2016Një vajzë 17-vjeçare nga fshati Marinëz, lagje e Bashkisë Roskovec, prej më shumë se një muaji është larguar nga banesa, ku jeton së bashku me prindërit e vet. Ledina Rredhi, kështu quhet adoleshentja, që nga mesdita e së hënës, datë 23 maj, ora 14. 00, nuk është kthyer pranë prindërve Gramoz dhe Rozeta si dhe motrës e vëllait të saj.

Kjo largesë dhe mungesë njëkohësisht ka alarmuar këtë familje, e cila ka gjetur si zgjidhje apelin nëpërmjet

Kliko per me shume info

medias, ndaj shtetit dhe strukturave të tij, por edhe gjithë shoqërisë. Vajza e qetë, natyrë e mbyllur, me status e fejuar që nga muaji shkurt i këtij viti, ka qenë nxënëse në arsimin e mesëm. Disa ditë përpara largimit nga shtëpia, me vullnetin e vet dhe dijeninë e prindërve, ka lënë përgjysmë studimet.

Arsyetimi? Ndihej e sëmurë dhe e pamundur që të ndiqte shkollën! Dy ditë përpara largimit nga shtëpia, e reja 17-vjeçare ka komunikuar nëpërmjet telefonit me të fejuarin e saj, ky i fundit ndodhet i punësuar në Gjermani. Sipas të dhënave që japin prindërit për median, vajza gjatë komunikimit me të fejuarin, një djalë me origjinë nga Mallakastra dhe që jeton në qytetin bregdetar të Vlorës, nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie. E ëma e saj Rozeta në rrëfimin e vet ka pohuar se ka dëgjuar pjesë nga bashkëbisedimi mes dy të fejuarve.

Ajo që i është ngulitur në kokë nga kjo bisedë, ka qenë përgjigja po nëpërmjet telefonit e të fejuarit, ku i premtonte vajzës se do të kthehej shumë shpejt gjatë muajve të verës, në Shqipëri, pranë saj. Në çastin e largimit në shtëpi nuk ka patur pjesëtarë të tjerë të familjes. Tri ditë ka zgjatur ankthi dhe pritja e familjarëve për të mësuar mbi fatin e vajzës. Të paktën këtë ka pohuar babai i vajzës, Gramozi përpara gazetarëve.

“Ka ikur pa dijeni nga shtëpia- fillon ai rrëfimin e vet. Nuk ka patur asnjë konflikt as me nënën, as më babanë dhe me askënd. Nuk e besoj ende që është larguar nga shtëpia. S’ma merrte mendja. Në çastin që nuk e gjeta vajzën në shtëpi, kam shkuar në Roskovec, në komisariatin më të afërm.

Atje bëra denoncimin. Ju thashë se më ka ikur vajza. Kam shkuar më pas edhe në drejtorinë e Policisë Fier. Më kanë thënë që të mos mërzitem sepse vajza do të gjendej. Pastaj më telefonoi dhe më tha që gjendet në Kosovë bashkë me një djalë nga Vlora. Sipas saj e kishte njohur në Facebook. Pastaj foli edhe dy herë të tjera dhe më pas nuk kemi komunikuar. Ndihem keq dhe kërkoj ndihmë”- psherëtin ai. “Kam frikë se vajzën ma kanë rrëmbyer.

Kam dhënë edhe emër konkret në polici për një person që dyshoj se ka lidhje me këtë ikje të vajzës. Me tepër s`di ç’të them”, thotë burri gati i dorëzuar. Nëna e vajzës, Rozeta, çdo fjalë që shpreh duket se e lidh nëpërmjet lotëve, lot që përpiqet t`i fshehë dhe t`i fshijë me kujdes përpara të pranishmëve. “Nëse herën e parë komunikimi i saj me mua ishte të themi normal, herën e dytë mu duk shumë e mërzitur.

Duke folur filloi të qante. Tha vetëm dy fjalë: “Jam mirë” dhe nuk foli më. Plasi duke qarë. Zërin e kishte shumë të mbytur dhe e kuptova që nuk ishte mirë. Derisa nuk foli më dhe filloi po qante e kuptova se nuk ishte mirë. Sepse nëna e ndjen kurdoherë kur fëmija nuk është mirë. Prej tri javësh nuk kam komunikuar me vajzën. Dyshoj se atë e mbajnë me zor”.

Nëna, Rozeta Rredhi, ka shtuar se vajza ishte e fejuar me pëlqimin e saj në muajin shkurt, në një familje, që ka jetuar në një fshat të rrethit Mallakastër dhe tani jeton në Vlorë. Ajo foli dy ditë përpara largimit me të fejuarin. E dëgjova që ai i thoshte se do të vinte me pushime në Shqipëri, këto kohë dhe do të qëndronin bashkë.

Por dua të them se marrëdhënia e vajzës me të fejuarin kohët e fundit kishte pësuar ndryshime. Vajza kishte humbur entuziazmin e fillimit të fejesës. Ajo nuk ka harruar të mbrojë vajzën e vet duke pohuar se vajza ishte një tip i mbyllur dhe se kohët e fundit për arsye shëndetësore kishte lënë edhe shkollën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here