Braçe sulmon Berishën: Çe ka gjetur këtë budalla me Lushnjën?

Kliko per me shume info

erion-brace2015Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot disa fotot ku pretendon se është mbjellë hashash në Lushnje. Fotot janë denoncuar nga lexuesit si montazh dhe kjo vihet re lehtë me sy. Por deputeti Braçe thotë se Berisha e bën qëllimisht diçka të tillë.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Une nuk di ce ka gjetur kete budalla me Lushnjen!! PER SALI BERISHEN FLAS. Ka te pakten dy jave qe fushaten e tij te publikimeve “kunder” hashashit, e materializon me foto te fallsifikuara por me te cilat “tregon” Lushnjen. E fundit sot, ka tabelen e Kemishtajt.

Po lexoj mediat qe thone se Berisha doli bllof serish. Se mendoj keshtu! Fotoja eshte aq e dukshme si e fallsifikuar sa, pavaresisht moshes, mllefit qe e ka si ajrin, nuk ka se si Ai te mos mendoje qe fallsifikimi do te zbulohet. Keshtu qe ka nje spjegim:

ME VETEDIJE, SALI BERISHA SHPIF! Une nuk kuptoj cka me Lushnjen! As qe e diskutoj qe edhe ne Lushnje ka keqberes. Po perse ky monster sulmon ne tym, madje duke fallsifikuar e shpifur per te njollosur gjithkend?! Eshte kriminale te gjuash njerezit qe punojne pa fund, po e perseris pa fund, ne Lushnje. Nese Sali Berisha di apo ka indentifikuar kend ne krimin e kultivimit e tregtimit te hashashit, ta thote, me emer e mbiemer dhe prova te verteta!

Lushnja si ka asnje borxh! Ne Kemishtaj si kane borxh as bujqit, as blegtoret e as lopet madje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here