Video, si u arrestua bosi i mafias italiane pas 20 vjetësh në kërkim

Kliko per me shume info


Bosi i mafias kalabreze Ndrangheta, Ernesto Fazzalari, personi i dytë më i rrezikshëm e i shumëkërkuar në Itali dhe Europë, pas mafiozit Matteo Messina Denaro, ka rene ne pranga pas 20 vjetesh ne kerkim.

Ernesto Fazzalari 46 vjeç është arrestuar në orët e para të ditës së dielë 26 qershor nga Policia e Rexhio Kalabrias.

Kliko per me shume info

Ishte i fshehur në një shtëpi të braktisur në rrethinat e Molochio, sull’Aspromonte, territor i konsideruar në pronësi të tij, e shumë pranë vendlindjes Taurinova.

Bosi i mafias u arrestua në gjumë, në shoqërinë e partneres së tij 41 vjeç. Ai u dorëzua pa asnjë rezistencë ndaj forcave të rendit.

Ndaj Ernesto Fazzalari rëndon dënimi i përjetshëm më burg për vrasje, krime me pjesëmarrje në aktivitet mafioz, armëmnajtje pa leje etj.

Bosi mafioz i sapoarrestuar Eernsto Fazzalari është një nga autorët e masakrës së vrasjes së 34 personave gjatë viteve ’90 në Taurinova e në rrethinat e Gioia Taura në rajonin e Kalabrisë.

Lajmi i arrestimit të personit të dytë më të rrezikshëm e të shumëkërkuar në Itali u bë publik nga vetë kryeministri italian Matteo Renzi i cili ka falenderuar punën e drejtëisë e autoriteteve italiane të rendit.

Pas arrestimit të bosit mafioz Ernesto Fazzalari zbret në 6 numri i personave të shumëkërkuar e të rrezikshëm nga policia italiane.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here