Detaje tronditëse nga jeta e Muhammad Ali, boksieri nuk fliste me djalin e tij

Kliko per me shume info

muhamed-aliMuhammad Ali dhe djali i tij i vetëm nuk flisnin prej vitesh me njëri-tjetrin. Muhammad Ali Jr në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, dy muaj para se të vdiste deklaroi se nuk i interesonte se çfarë ndodhte më të atin.

Muhammad Ali Jr, jeton në varfëri prej vitesh, në një nga lagjet më famëkeqe të Chicagos në pjesën Jugore. 43-vjeçari tregon se jeton me lëmoshë bashkë me gruan e tij Shaakira dhe dy fëmijët, Ameera dhe Shakera.

Kliko per me shume info

Djali i vetëm i Muhammad Ali nga martesa më gruan e parë tregon se “Po mundohem ta jetojë jetën time dhe të jem i mirë. Tim at e kam parë në ditëlindjen e tij të 72-të dhe në të 73-të, pata kënduar edhe unë ‘Shumë urime’, për të, por asgjë në këmbim nuk mora nga ai, nuk përgjigjej, e dija se e kishte nga sëmundja. E dija se ishte në një gjendje vërtetë të keqe. Me thënë të vërtetën nuk është se më intereson më fakti që jam ndarë nga familja”, deklaronte i biri dy muaj para se boksieri të ndahej nga jeta.

Boksieri i famshëm u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here