Bogdani: De Biasi do qëndrojë me Shqipërinë, ja arsyeja

Kliko per me shume info

erjon-bogdaniGolashënuesi më i mirë në historinë e Shqipërisë, Erion Bogdani, mendon se De Biazi do të qëndrojë edhe për disa vite në krye të kombëtares.

Në një prononcim të bërë për “Ora News”, Bodgani tha se De Biazi ka një arsye më shumë për të qëndruar me kuqezinjtë, përballja në eliminatoret e Botërorit ndaj Italisë.

Kliko per me shume info

“Shikoni, edhe kur u kthyem në Tiranë, në avion kam biseduar me De Biazin dhe kam parë një dëshirë të madhe të tij për të vazhduar me Shqipërinë. Pastaj, ne luajmë edhe kundër Italisë në eliminatoret e Botërorit”, thotë Bodani.

“Ai kërkon të marrë një revansh ndaj Italisë. Unë jetoj në Itali dhe mediat aty e kanë renditur si kandidaturë kryesore për të marrë kombëtaren ‘Azzure’. Për fatin tonë, De Biazi do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë, pasi Italia ka bërë zgjedhje tjetër”, shton ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here