10 deputetë firmosin nismën “Blushi-Hafizi”, mes tyre edhe nga PD

Kliko per me shume info

blushi-hafiZiDhjete deputete kane firmosur nismen e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, per ndryshime ne sistemin politik ne vend. Pas ngërçit të reformës në drejtësi, deputetja Mimoza Hafizi propozon që miratimi i saj t’i delegohet popullit. Për të shkuar deri atje, deputetja socialiste kërkon së pari ndryshimin e nenit në Kushtetutë sa i përket referendumeve.

Nga 94 vota në Parlament që kërkohet për një referendum, deputetja porpozuese kërkon që të shkohet në 56 vota,
ose më pak se një mazhorancë e thjeshtë. Këtë numër sa dyfishi i deputetëve propozues (28), deputetja thotë se mundëson që të pyetet populli.

Kliko per me shume info

“Përderisa jemi në një ngërç e mira është që kjo të tejkalohet përmes votës popullore dhe jemi në një moment kur shqiptarët duan që të pyeten për ligjet e vendit dhe sigurisht për ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese nga populli mund të bëhen në qoftë se Parlamenti ia jep këtë të drejtë popullit me 2/3-t e votave të tij, dmth me 94 deputetë. Këtu ka një absurd në fakt, pasi me të njëjtën numër deputetësh, Parlamenti mund të miratojë vetë ndryshimet kushtetuese.

Kur deputetët kanë rënë dakord për të patur 94 vota, nuk ia kanë kaluar këto ndryshime për mendim popullit, por i kanë miratuar vetë. Sidomos edhe në situatën aktuale kur diskutohet reforma në drejtësi dhe populli në një far mënyre është lënë mënjanë pasi ai nuk ka të drejtë sipas Kushtetutës të shprehet për këtë çështje, shumë herë forcat politike kanë nxjerrë argumentin se është e pamundur që këtë çështje ta çojnë në referendum popullor pasi duhen 94 vota. Atëherë ne kërkojmë që Kushtetuta të ndryshohet dhe në vend të 2/3-ve të jetë me 2/5-t, më pak se mazhoranca, në mënyrë që t’i lihet mundësi edhe një minorance që është dyfishi i deputetëve propozues që ta miratojnë”, beri me dije Hafizi.

Nderkohe, nisma ka marrë firmën deri më tani të 10 deputetëve dhe numri duhet të jetë 28 për t’u futur në procedurat parlamentare. Deputetja Hafizi thotë se kjo është bërthama e parë.

“Kjo është bërthama e parë. Janë deputetë që i kemi kontaktuar dhe ne e dinim që janë në favor të këtyre ndryshimeve. Ne jemi duke kontaktuar të gjithë deputetët e Kuvendit, do të kontaktojmë grupet parlamentare në mënyrë zyrtare, por ne i kërkojmë edhe popullit që të ushtrojnë presion pranë deputetëve në mënyrë që t’i shtyjë ata që të pranojnë këto ndryshime kushtetuese që janë jetike”, tha me tej deputetja.

Ajo shprehet se do të ishte e përshtatshme që paketa të miratohej bashkë me reformën në drejtësi. Në këtë pikëpamje, referendumi për këtë rast bëhet nul.

Per pyetjen: A do të ishte kjo një mënyrë për të joshur deputetët e opozitës për të miratuar reformën në drejtësi?-pyetet nga gazetarët, deputetja Hafizi ka këtë përgjigje:

Ka edhe deputetë të opozitës që kanë firmosur nismën tonë. Thashë që janë dy gjëra të ndryshme dhe mua më pëlqen që çështjen ta shtrojë në shikimin popullor. Unë do të kisha dashur shumë që i gjithë ky deputet të mos lihet vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, por t’i lihet popullit të shprehet.

Ne lidhje me cështjen e zgjedhjes së Presidentit, Hafizi theksoi: Çështjen e parë ju e dini me siguri pasi diskutohet gati një dekadë në Parlament dhe në opinionin publik. Është pranuar që Presidenti i Shqipërisë duhet të zgjidhet nga Populli, sepse kjo i jep më tepër mundësi popullit shqiptar të shprehet, por gjithashtu kjo figurë e rëndësishme kthehet një figurë më përfaqësuese për popullin.

Deputetët propozues (sipas rendit alfabetik)
Agron Duka
Arta Dade
Ben Blushi
Dashamir Shehi
Eduard Selami
Luljeta Arapi
Mimoza Hafizi
Nard Ndoka
Tahir Muhedini
Vangjel Dule

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here