“Blick” u shpjegon zviceranëve domethënien e emrave të futbollistëve shqiptarë

Kliko per me shume info

zvicra2016Gazeta “Blick” u ka treguar zviceranëve kuptimin e emrave të futbollistëve shqiptarë të kësaj përfaqësuese.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Shani Tarashaj, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi janë futbollistët shqiptarë që sivjet luajnë për Zvicrën në Euro 2016.

Kliko per me shume info

“Çfarë nënkuptojnë emrat shqip të yjeve të Zvicrës Shaqiri, Behrami, Xhaka?”, ka pyetur ky medium.

“Valon” është fjalë për valëvitjen e flamurit, por në shqip është e lidhur me valë. “Blick” thotë se emri i Valon Behramit është i lidhur me patriotizëm.

Si emër patriotik, “Blick” e vlerëson edhe yllin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri. Përpos kuptimit si guri i çmuar, “Xherdan” nënkupton edhe gjerdan, “fishekore”.

“Shpresojmë që të ‘gjuajë’ edhe të shtunën në ndeshjen ndaj Shqipërisë”, shkruan ‘Blick’.

Një emër më “paqësor” është Blerim Xhemaili që nënkupton lulëzim.

“Drejtori” i mesfushës, Granit Xhaka, është kuptim i njëjtë si në gjuhën gjermane ashtu edhe në atë shqipe. Granit është emri i një guri të fortë. Ai simbolizon fuqi dhe qëndrueshmëri.

Në raportimin e “Blick” është cekur edhe emri i mesfushorit të kombëtares shqiptare, Burim Kukeli që luan për Zurichun. Burim i bie krua. Sa i përket yllit Shkëlzen Gashi, zviceranët kanë mësuar nga ky raportim se emri i tij ka kuptimin e shkëlqimit.

Emri i Admir Mehmedi nënkupton admirim, i shkëlqyeshëm, shkruan prestigjiozja zvicerane.

“Shpresojmë që të shtunën ‘municioni’ (Xherdan Shaqiri) është i vërtetë, që ‘lulja’ (Blerim Xhemaili) të lulëzojë, flamuri zviceran të ‘valojë’ (Valon Behrami) dhe që Mehmedi të shkëlqejë”, shkruan ky portal i njohur zvicerian.

Përfaqësuesja zvicerane është pjesë e Grupit A bashkë me Francën, Shqipërinë dhe Rumaninë. Ndeshjen e parë helvetikët e zhvillojnë të shtunën ndaj Shqipërisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here