"Black Out", Telekom lë pa internet pushuesit në bregdetin e Durrësit

Soft

[caption id="attachment_585956" align="alignleft" width="662"]Foto e rezultatit te skanimit manual per rrjetin ne zone dhe foto e pamundesise per te hapur faqen e Telecom Albania. Foto e rezultatit te skanimit manual per rrjetin ne zone dhe foto e pamundesise per te hapur faqen e Telekom Albania.[/caption]

Një qytetar denoncon kompaninë e telefonisë celulare Telekom, për mungesën e shërbimit në zonën bregdetare të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas denoncimit, të shoqeruar edhe me fotot përkatëse, ngjarja ka ndodhur të dielën e kësaj fundjave që kaloi.

Qytetari pretendon se ka qenë me familjen e tij në plazh në zonën pranë Gjirit të Lalzit, pak minuta pa mbërritur aty.

Pasi ka mbërritur në mëngjes në ora 09.30, qytetari thotë se ka konstatuar fillimisht se kishte akses të pjesshëm në internet, pasi disa faqe nuk i hapeshin.

Duke menduar se aksesi në internet mund të kishte ndonjë problem të castit qytetari thotë se ka pritur një orë por përsëri nuk ka hapur dot asgjë nga telefoni i tij.

Pritja ka vazhduar në ora 11.00 dhe më pas në 11.30. Duke qenë se shërbimi nuk po vinte, megjithëse aparati tregonte se kishte qasje në rrjetin 3G, denoncuesi thotë se i ka bërë telefonit një restart.

Pasi ka ndezur aparatin, problemi ka vazhduar përsëri. Kësaj radhe qytetari ka bërë një skanim automatik për rrjet dhe ka konfirmuar se ishte lidhur në rrjetin 3G të Telekom Albania.

Por shërbimi i internetit mungonte përsëri dhe madje, nuk hapej as faqja e internetit e vetë kompanisë që i ofronte shërbimin.

Kjo situatë sipas qytetarit ka vazhduar deri në ora 17.00 pasdite kur ai u largua nga zona e plazhit.

[caption id="attachment_585957" align="aligncenter" width="636"]Foto që tregon mos hapjen e faqes së Telekom në një moment tjetër dhe mesazhi i konfirmimit nga kompania se klienti ka paguar shërbimin deri në korrik 2016 Foto që tregon mos hapjen e faqes së Telekom në një moment tjetër dhe mesazhi i konfirmimit nga kompania se klienti ka paguar shërbimin deri në korrik 2016[/caption]

Aksesi i tij në internet ka qenë i pamundur edhe pse ai ka provuar të hapë Facebook apo faqe të tjera gjatë rrugës nga Gjiri i Lalzit deri në autostradën Tiranë-Durrës.

Shërbimi është rikthyer vetëm pasi qytetari denoncuar ka arritur të dalë në autostradë teksa kthehej në drejtim të kryeqytetit.

Ai thotë se gjatë kohës së mungesës së shërbimit, e ka pasur të pamundur të komunikonte edhe në email, Viber, UhatsApp dhe në platformat e tjera të komunikimit me rrjetin e Telekom.

Sipas denoncimit të qytetarit, ai ka provuar numrin e një kompanie tjetër tel telefoni i dytë i tij dhe ka parë se kompania tjetër kishte shërbim interneti në zonë.

Për këtë arësye, për të pasur akses në internet qytetari thekson se ka hapur hotspotin e telefonit tjetër (version më i vjetër) dhe e ka përdorur për furnizimin me valë të telefonit të ri.

Qytetari ben me dije se e njejta gje i ka ndodhur edhe me faqene google, pra jo vetem me faqen e Telekom Albania, duke provuar keshtu se nuk ka pasur sherbim aksesi ne internet.

Ky episod duket se provon edhe njëherë faktin se standardi i shërbimit është i ritikueshëm aq më tepër për një kompani e cila reklamon se ka furnizuar gjithë Shqipërinë me rrjetin 3G.

[caption id="attachment_585958" align="alignleft" width="412"]Foto e zones ku ndodhej qytetari ne momentin e mungeses se sherb imit Foto e zones ku ndodhej qytetari ne mungese te sherbimit[/caption]

 

 

ME TE LEXUARAT