Pinin birra gjatë muajit të Ramazanit, ja si e pësojnë fansat e “Radiohead”

Kliko per me shume info

fansaaaMediat në Turqi njoftojnë se një grup personash kanë dhunuar një dyqan disqesh në Stamboll dhe kanë sulmuar fansat e “Radiohead”, të pranishëm në eventin për dëgjimin e albumit të grupit britanik. Shkak për dhunën është bërë faktin se “po pinin birra gjatë muajit Ramazan”.

Sulmuesit e paidentifikuar janë irrituar nga fansat e këtij bendi për shkak të konsumimit të alkoolit në muajin e shenjtë mysliman.

Kliko per me shume info

Ata kanë hyrë në dyqanin e quajtur “Velvet Indieground” kanë filluar t’u bërtasin punonjësve dhe i kanë rrahur me shkopinj fansat e “Radiohead”. Askush nuk është lënduar seriozisht bën të ditur gazeta Hurriyet.

Dyqani në fjalë është në pronësi të një jugkoreani të quajtur Seogu Lee. Ndërsa organizmi në Stamboll ishte pjesë e dëgjimit global të albumit të ri të “Radiohead”, “ A Moon Shaped Pool”.

Grupi ka lëshuar një komunikatë për media duke u dalë në mbështetje fansave të tyre dhe e kanë dënuar dhunën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here