Sali Berisha-mazhorancës: Do merrni mesazhe të hidhura nga ndërkombëtarët

Politikë

berishaaaMe nisjen e seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dhe drejtoi gishtin drejt mazhorancës, se në ditët në vijim ata do të marrin mesazhe të hidhura nga ndërkombëtarët. Sipas ish-kryeministrit, këto vërejtje, qeveria do ti marrë në lidhje me reformën në drejtësi dhe për mos pranimin e rekomandimin ”88” të Komisionit të Venecias, që e mban opozitën larg tryezës.

Berisha i bëri thirrje njëherë deputetëve të mazhorancës që të nëse duam një reformë në drejtësi, të pranojnë kërkesën e opozitës për nenin 88 sipas Venecias, pasi u shpreh ai, është e vetmja  mënyrë që reforma të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mesazhet e para kanë filluar t’iu vijnë. Këtu do jemi, do jenë shumë herë më të hidhura mesazhet që do merrni në kohën që vjen. Shumë shpejt do të dëgjoni atë që shkruhet për Albatrosin (i referohet Edi Ramës sipas shkrimit të Washingtone Times), zogu fatal i Shqipërisë, shpendi fatal.

Po i the vetes Pandeli Pandeli, s’mund t’ia mohosh opozitës kurrë nenin 88. Nëse e bëni, kostoja do jetë mbi ju, shqiptarët do ju ndëshkojë”, tha ndër të tjera nga foltorja e Parlamentit ish-Kryeministri Sali Berisha.

ME TE LEXUARAT