Sali Berisha-mazhorancës: Do merrni mesazhe të hidhura nga ndërkombëtarët

Kliko per me shume info

berishaaaMe nisjen e seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dhe drejtoi gishtin drejt mazhorancës, se në ditët në vijim ata do të marrin mesazhe të hidhura nga ndërkombëtarët. Sipas ish-kryeministrit, këto vërejtje, qeveria do ti marrë në lidhje me reformën në drejtësi dhe për mos pranimin e rekomandimin ”88” të Komisionit të Venecias, që e mban opozitën larg tryezës.

Berisha i bëri thirrje njëherë deputetëve të mazhorancës që të nëse duam një reformë në drejtësi, të pranojnë kërkesën e opozitës për nenin 88 sipas Venecias, pasi u shpreh ai, është e vetmja  mënyrë që reforma të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve politike.

Kliko per me shume info

“Mesazhet e para kanë filluar t’iu vijnë. Këtu do jemi, do jenë shumë herë më të hidhura mesazhet që do merrni në kohën që vjen. Shumë shpejt do të dëgjoni atë që shkruhet për Albatrosin (i referohet Edi Ramës sipas shkrimit të Washingtone Times), zogu fatal i Shqipërisë, shpendi fatal.

Po i the vetes Pandeli Pandeli, s’mund t’ia mohosh opozitës kurrë nenin 88. Nëse e bëni, kostoja do jetë mbi ju, shqiptarët do ju ndëshkojë”, tha ndër të tjera nga foltorja e Parlamentit ish-Kryeministri Sali Berisha.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. gjitha informacionet e salihut per shantazhet qe bene per minimin e funkcionimit te shtetit shqiptare tregojn qe ai disponon me njerez te infiltruar ne sherbimet sekrete te shqiperis dhe aleatet e tij serbo-grek duke perdor njerzit e tij ne pozitat e shtetit dhe mediat qe i ka pijun te tij per hesapet e krimit dhe korrupsionit nder vite me kapjen e shtetit nga PD,nuk eshte larg qe edhe plaqkitja e fundit ne rinas te mos kete gishte ne te per destabilizimin e shtetit,logjika te qon ne kete drejtim pas gjitha atyre informatava qe jep per fajsimin e qeveris si ne rastet e meparshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here