Lorik Cana kthehet në formacion? Ja cfarë deklaron Etrit Berisha

Aktualitet

etrit-berishaa“Gardiani” i Kombëtares sonë, thotë se rikthimin i Canës në ekip është i rëndësishëm për skuadrën kuqezi.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e ka përshkruar Lorik Cana si “një shtyllë te ekipit kombëtar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuqezinjtë sonte do të ndeshen me Rumaninë në ndeshjen e fundit të Grupit A, dhe kjo ndeshje për Shqipërinë është vendimtare për kualifikimin e mundshëm në rundin tjetër të garave në Evropianin “Francë 2016”, raporton KosovaPress.

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana kishte munguar në sfidën kundër Francës, për shkak së ishte “skuqur” në ndeshjen e parë të Shqipërisë kundër Zvicrës.

“Gardiani” i Kombëtares sonë, thotë se rikthimin i Canës në ekip është i rëndësishëm për skuadrën kuqezi. “Lorik Cana është shtylla e ekipit kombëtar”, ka thënë Berisha.

“Është diçka e madhe që Loriku do të jetë në ekip, edhe pse trajneri do të marrë vendimin përfundimtar se kush do të jetë në lojë”, ka theksuar Berisha. Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë nis në orën 21:00.

ME TE LEXUARAT