"Pas Artan Didit, Rama dhe Tahiri i hëngrën kokën edhe Haki Çakos"!

Politikë

berishaaaIsh-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për pezullimin nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se është i dyti në radhë pas Artan Didit që e “marrin në qafë”.

Në një status në Facebook, ish-Kryeministri thotë që Rama dhe Tahiri janë “kryepolicofag”, që deri më tani i kanë ngrënë kokën ish-kryepolicit Artan Didit dhe tashmë të Haki Çakos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Edvin Shullazi dhe Saje qorri kryepolicofag!

Pasi hengren koken e Didit per lidhjet e tyre kriminale me Frrokun, tani Edvin Shullazi dhe Saje qorri hengren dhe koken e Çakos duke e implikuar ne krimin antikushtetues te pergjimit te kundershtareve politik!

Te dashur miq, Edvin Shullazi dhe Saje qorri, ne nje hark kohor te shkurter hengren kokat e dy kryepolicvpeve duke i zhytur ata ne krime te dobishme per Edvinin dhe Sajen.

Keshtu, mercenarit Artan Didi, drejtor i pergjitheshem i policise se shtetit i imponuan krimin e fshehjes se kerkeses belge per ekstradimin e vrasesit Mark Frroku dhe pas zbulimit te krimit u detyruan ta shkarkojne nga detyra, ti presin koken per te lare duart e tyre te pista.

Vetem pak muaj pasi i hengren koken Didit te krimit, Edvin Shullazi dhe Saje qorri hengren koken e mercenarit tjeter, drejtorit te ri te pergjithshem te policise se shtetit, Haki Çako.

Neo-bllokmeni Edvin Shullazi ne stilin e eterve te tij, manjak i metodave te sigurimit te shtetit realizon me Çakon krimin e shemtuar te pergjimit antikushtetues dhe antiligjor te presidentit te Republikes, te kryetarit te opozites, krereve te institucioneve shteterore, deputeteve te te gjithe spektrit, diplomateve te huaj, gazetareve, analisteve artisteve, deri dhe qindra qytetareve te thjeshte. Implikimi ne krime te tilla monstruoze i drejtoreve te pergjithshem te policise se shtetit deshmon shnderrimin e ketij institucioni themelor te shtetit nga Rama, Saje qorri dhe mekembesat e tyre mercenar me uniforme, ne nje organizate kriminale. Kurse per keta drejtore qe ikin si qeni ne vresht mund te them vetem se kane gjetur fundin e merituar! sb

ME TE LEXUARAT