Berat Gjimshiti reagon për përjashtimin nga De Biasi

Kliko per me shume info

xhimshiti16Mbrojtësi i Atalantës në Seria A dhe i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, ishte pjesë e rëndësishme e suksesit kuqezi në kualifikueset për “Euro 2016”

Megjithatë ai ka mbetur jashtë listës përfundimtare me 23 emra, të publikuar mbrëmë vonë nga Giani De Biasi. Një vendim i papritur edhe për tifozët e dashamirësit e përfaqësueses sonë, që nuk i kanë dhënë të drejtë trajnerit në këtë rast.

Kliko per me shume info

Djaloshi nga Lugina e Preshevës, që e kishte shtuar gjeografikisht këtë trevë shqiptare në kombëtaren kuqezi, ka mbetur i zhgënjyer.

Ai e ka lënë rezidencën kuqezi në Austri sot në mëngjes, bashkë me “të përjashtuarit” e tjerë, me një kafe në dorë, pa thënë asnjë fjalë.

Si duket ka reflektuar gjatë rrugës për në Aeroportin e Gracit, ku ka bërë një foto me Milot Rashicën, duke lënë edhe mesazhin e tij: “Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në evropian”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here