Padia/ Gjykata rrëzon Beqajn, shpall të pafajshëm Lulzim Bashën

Kliko per me shume info

basha-beqajGjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm kreun e PD-së, Lulzim Bashën, në lidhje me padinë e bërë nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili e akuzonte Bashën për shpifje dhe fyerje.

Padia e Beqajt ndaj kreut të opozitës ka në thelb akuzat e bëra nga Basha për vjedhjen e 31 milionë eurove.
Mirëpo Beqaj ka thënë se do të apelojë vendimin duke akuzuar prokurorinë dhe gjykatën se po legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen.

Kliko per me shume info

“Do ta apeloj vendimin e gjykatës. Prokuroria dhe gjykata legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen si mënyrë e të bërit politikë”, tha ai.

Beqaj u shpreh atëherë se nëse Basha do të vërtetonte para gjykatës se ai ka vjedhur qoftë edhe 31 milionë euro, atëherë do të tërhiqej nga politika.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here