Behrami: Nuk tolerojmë ndaj Shqipërisë, luajmë pa presion

Sport

behramiValon Behrami sfidon Shqipërinë. Mesfushori i Zvicrës nuk zgjedh diplomacinë, ai mendon për sfidën e parë të Evropianit kundër kuqezinjve.

Në një konferencë të përbashkët me trajnerin Vladimir Petkovic, Behrami është shfaqur i qetë dhe në humor, ndoshta edhe për faktin se ai kuotohet titullar për 90 minutëshin e 11 Qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”

Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvete dhe dy gola të shënuar. Ndërkohë, në konferencën e shtypit, trajneri Petkovic nuk bëri asnjë koment për sfidën e parë të Euro 2016, duke preferuar të flasë për fazën përgatitore të Zvicrës. Ndoshta një vendim i zgjuar për të mos rritur presionin në radhët e lojtarëve me origjinë shqiptare që aktivizohen në skuadrën e tij.

ME TE LEXUARAT