Basha: Synimi përsor i opozitës janë zgjedhjet e ndershme

Kliko per me shume info

basha-zgjedhjeZgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet kryesor i demokratëve. Lulzim Basha është shprehur i vendosur të bëjë gjithçka për t’ia arritur kësaj, duke nisur me sanksionimin në reformën zgjedhore të votimit biometrik dhe elektronik.

Në një takim me të rinjtë e Lezhës, Basha ka theksuar se do të ndërmarrë çdo veprim demokratik për këtë, sikundër është i vendosur dhe për një reformë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

Kliko per me shume info

“Unë jam europianist dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët. Dhe do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi dhe nga Habilajt”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së ka vënë votën e lirë në themel të vendimmarrjes dhe zgjedhjet në Partinë Demokratike, pasi beson se përmes votës është mënyra më e mirë për të bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura. Me votë u zgjodhën drejtuesit e Forumit Rinor, me votë të përzgjidhen dhe 49 kandidatët për deputetë nga radhët e të rinjve. Lulzim Basha u ka bërë dhe një premtim të rinjve nga Lezha. Sa më të mirë të jenë kandidatët, aq më lart do të renditen në listën e kandidatëve.

Në takimet me fermerët në Rraboshtë dhe Zejmen zoti Basha u njoh me mungesën e subvencioneve dhe investimeve në bujqësi. 150 milionë euro, theksoi kreu i demokratëve, do të akordohen në buxhetin e bujqësisë që në vitin e parë të qeverisjes. 100 milionë euro do të shkojnë drejtpërdrejt për subvencione për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët.

Sipas PD-së, rritja e çmimit të energjisë është shqetësimi më i madh i shprehur nga qytetarët nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Në programin e saj, Partia Demokratike parashikon uljen e çmimit për konsumatorët dhe për biznesin.  Paratë që sot shkojnë për luks, për Vilma Nushin e që përfundojnë në xhepat e qeveritarëve, janë më shumë se të mjaftueshme për të përballuar faturën e uljes së çmimit të energjisë, theksoi zoti Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here