Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka reformë me kapje politike të drejtësisë

Kliko per me shume info

basha311-334x200Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp bëri të ditur edhe njëherë qëndrimin opozitar për reformën në drejtësi. Ai deklaroi se moskapja politike nuk është thjesht kusht i të djathtës por vetë reforma.

Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama, Basha tha se me kapje politike nuk mund të ketë reformë.

Kliko per me shume info

“Palët ndahen në një pikë, mënyrën e përzgjedhjes së institucioneve të reja vendimarrëse dhe kontrolluese. PD nuk ka asnjë interes përvec asaj që jam zotuar para shqiptarëve, moskapja politike nuk është thjesht kusht por vetë reforma”, tha Basha.

“Me kapje politike nuk ka reformë. Sot pas presioneve për të qendruar në pariemt e Venecias, kemi një lajm të mirë, Rama pranoi parimin si model i vendeve të rezervuara, pranoi parimin por nuk do ta zbatojë në 4 institucione, por vetëm në dy KLGJ dhe KLP për të cilat kemi rënë dakord që në shkurt. Por, po kaq të rëndësishëm e konsideron Venecia edhe komisionin e Posacëm të Verifikimit dhe të Apelimit”, beri me dije me tej kreu i PD.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here