Basha - Ramës: S`do kesh asnjë votë nga PD pa rekomandimin 88 të Venecias

Politikë

basha-deklarateKryetari i PD, Lulzim Basha i bëri edhe njëherë apel kryeministrit Rama që të pranojë plotësisht rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha tha se Rama po përpiqet të bëjë drejtësi me një plan për ta kapur atë.

"Të ftoj të reflektohesh të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati që ti japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht. Të heqësh pengesën e vetme dhe të pranosh plotësisht dhe jo pjesërisht rekomadnimin 88 të Venecias", tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai gjithashtu theksoi se Rama kërkon që të kontrollojë Vetingun, duke planifikuar miratimin e një reforme në drejtësi të kapur politikisht.

"Zullumi që ka bërë këto 3 vjet është shumë i madh. Rama me zullumin e tij nuk do të flinte i qetë nësë drejtësia do të ishte e pakapur. Ndaj e duan me cdo kusht drejtësinë e kapur. Por një drejtësi të pakapur e duam e kemi dashur. Vendi ynë nuk ka nevojë për provokime të ulëta që tregojnë destabilitet. Vendi ynë nuk ka nevojë për vija të kuqe. Vendi ynë ka nevojë për një dritrare shpresë për ekonominë që po lëngon, për varfërinë, për një klimë të mirë biznesi", deklaroi Basha.

"Prandaj PD u investua për një drejtësi të pakapur. I kam thënë qytetarëve se nuk do të kemi një byro të kapur nga Rama dhe Tahiri dhe kjo falë punës tonë. Kështu fituam 38 beteja me regjimin e korruptuar të Ramës.

Detyrën time për moskapjen e drejtësisë e kam bërë edhe pse detyren time si jurist nuk e ndjej të përfunduar ende. Rama nuk heq dorë nga projekti i kapjes politike. Rama kërkon të kontrollojë vetingun me duar që duken ose jo. Pse nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias. Zgjidhjen e ka aty", nenvizoi Basha.

ME TE LEXUARAT