Basha: Të zbatohet “88-ta”, ose reformën në drejtësi do ta kërkojmë në zgjedhje

Kliko per me shume info

basha-prKryetari i PD, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias në mënyrë që reforma në drejtësi të jetë e pavarur dhe larg duarve për kapjen e sistemit.

Nga asambleja e PR, Basha tha se zgjidhja tashmë nuk është në dorën e tyre,

Kliko per me shume info

por në dorë të mazhorancës dhe nëse kjo nuk arrihet tha Basha, atëhere në fushatën e ardhshme elektorale votën do ta kërkojë për një reformë në drejtësie të pakapur.

“Duke zbatuar të vetmin kusht të opozitës plotësimin e rekomandimit 88 të plotë dhe jo të pjesshëm si rruga që i ofron shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pakapur dhe të pandikuar nga mazhoranca aktuale dhe aksione te saj për të mos iu nënshtruar gjykimit të pavarur. A do ta bëjmë dot? Kjo nuk varet nga ne. Ne e kemi thënë fjalën tonë: Nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i plotë i 88 të albitrave të komisionit të Venecias, që është zotuar ky kryeministër se e pranon të plotë dhe pacensurë. Nuk pranojmë dhe nuk do të pranojëm asgjë më pak dhe asnjë gjyqtar mbi komisionin e Vencias. Zgjidhja është aty, ne kemi formuluar në ditët e fundit metodat europiane të implementimit të parimeve të rekomandimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur nga pala tjetër.
Nëse nuk ja dalim dot, nëse kjo oligarki është e vendosur të sabotojë reformën në drejtësi apo ta shtyjë vendin ne destabilizim politik përmes deligjitimimit të parlamentit atëhere le ti garantojmë sot shqiptarëve se opozita, alterantiva e tyre i ka zgjidhjet dhe se në fushatën e ardhshme elektorale votën do ta kërkojmë edhe për një reformë në drejtësi larg duarve të Edi Ramës, larg duarve të korrupsionit dhe krimit të lidhur me të, për një reformë sipas standardit të Venecias që sot garantoj shqiptarët që do të bëhet me ose pa Edi Ramën”, theskoi Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here