Furnizonin Anglinë me kokainë të pastër, goditet banda e shqiptarëve, ja emrat

Kliko per me shume info

police-britani-angliNjë tjetër bandë e rrezikshme shqiptare është shkatërruar sot. Pas italianëve, edhe anglezët kanë zbuluar dhe goditur bandën e tetë shqiptarëve, të cilët shisnin lëndë narkotike.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptarë në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë të pastër.

Kliko per me shume info

Të arrestuarit janë Ramazam Çapa, 21 vjeç, Genti Çapa, 26 vjeç, Ndriçim Xhepa, 28 vjeç, Gledis Osmani, 21 vjeç, Mevlan Dema, 34 vjeç, Leonard Dema, 35 vjeç, Klinton Dani, 23 vjeç, dhe Kadri Dema, 23 vjeç. Të gjithë akuzohen për shitje dhe furnizim me lëndë narkotike kokainë.

Sipas po këtyre mediave, Mevlan Dema dhe Leonard Dema kanë qenë të akuzuar më parë për pastrim parash.

Një drejtues i policisë angleze që udhëhoqi operacionin për shpërbërjen e bandës kriminale, u shpreh të arrestuarit vepronin me njëri-tjetrin prej disa kohësh dhe shisnin kokainë të cilësisë së lartë. Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe shuma të mëdha parash, por nuk kanë saktësuar shifrën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here