Autobusi sekret i Obamës që kushtoi 1,1 milionë dollarë

Kliko per me shume info

autobusi16Presidenti i Amerikës ka Air Force 1, avionin e veçantë që njohin të gjithë, por edhe autobusin e blinduar Ground Force 1 që është modeluar nga Shërbimi Sekrete.

Janë dy autobusë të tillë që kanë kushtuar nga 1.1 milionë dollarë secili, dhe njëri përdoret për të ngatërruar armiqtë e mundshëm teksa presidenti udhëton në tjetrin.

Autobusi ka goma që nuk mund të çahen, veshje të blinduar dhe xhama tepër të trashë e të errët.

Kliko per me shume info

Një sistem është montuar për të fikur zjarret, si dhe ka depozita që furnizojnë pjesën e brendshme me oksigjen, në rast të një sulmi kimik.

Mjekët e kanë furnizuar autobusin edhe me rezerva të gjakut të presidentit, në rast se plagoset dhe i duhet transfuzion.

Përveç pajisjeve të sigurisë, autobusi është një zyrë më vete mbi rrota, me telefona, televizorë, radio dhe internet.

Megjithatë, ende nuk ka foto se si është nga brenda autobusi, pasi është tepër sekrete.tch
autobusi-obama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here