Djegia e autobusit në Krujë, 4 gra dërgohen jashtë vendit për mjekim të specializuar

Kliko per me shume info

autobusiiiKatër gratë që u plagosën si pasojë e djegies së autobusit në Krujë, janë dërguar në Greqi për mjekim të specializuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se katër pacientet me iniciale, V.M. 57 vjeç, M.R. 66 vjeç, L.H. 70 vjeç, S.L. 69 vjeç, janë transportuar për në shtetin fqinj.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e datës 27 maj, kur një autobus me turistë mori flakë, pasi motori shpërtheu në ecje e sipër. Nga flakët humbi jetën një grua. Viktima u identifikua më vonë si Violeta Gjika, 65 vjeçe. Trupi i karbonizuar i saj qëndroi gjatë në autobus në pamundësi për të dalë.

Kliko per me shume info

Në autobus udhëtonin rreth 30 veta, kryesisht femra. Ato ishin besimtare të Kishës Ortodokse të Vlorës dhe ishin nisur për një ekskursion në Krujë.

Dëshmitarët thanë se flakët nisën në pjesën e poshtme të mjetit dhe qenë kalimtarët ata që vunë në dijeni drejtuesin e mjetit. Mjeti i djegur ishte një autobus i tipit “Benz” me targa AA 584 MP dhe drejtohej nga S.J., banues në Vlorë. Autobusi ishte nisur për në Ulqin dhe ishte parashikuar që pas Krujës, ndalesa tjetër të bëhej në Shkodër.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here