“Audi i verdhë”, zbulohet një prej tre banditëve që tmerruan Italinë

Aktualitet

audi-verdheHetuesit italianë kanë arritur të zbulojnë detaje në lidhje me bandën e Audit të verdhë që terrorizoi për më shumë se një muaj Italinë.

Policia e Venecias shprehet se ka zbuluar të paktën një prej tre pjesëtarëve të Audit Rs4, që në janar të këtij viti shkaktuan panik në rrugët e Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dyshuari është një shqiptar i moshës 25-30 vjeç dhe pritet që së shpejti të ketë një urdhër ndalimi për të, raporton “Il Gazzettino”.

Kjo bandë lëvizte me një makinë super të shpejtë që kapte shpejtësi deri në 300 km/h dhe gjatë një ndjekjeje nga policia ata aksidentuan për vdekje një 58- vjecare.

Pavarësisht se ata u munduan të fshinin provat duke e djegur makinën Audi dhe duke marrë një tjetër makinë tip Bmw, karabinieri italian ka arritur të sigurojë gjurmët e gishtave që u gjetën në levën e gjetur në makinën e djegur.

Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për tre persona nga Evropa Lindore, por tashmë policia italiane thotë se ka fakte që personi i armatosur është një shqiptar.

ME TE LEXUARAT