“AS” analizon Shqipërinë: Bijtë e luftës në Europian

Kliko per me shume info

ajeti-mavrajEcuria e djemve kuqezi në europian ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha sportive botërore dhe një e tillë është edhe e përditshmja madrilene “AS” i kushton një hapësirë të madhe Kombëtares Shqiptare.

Në një shkrim analitik, kjo gazetë kthehet pas në kohë duke e cilësuar vitin 2011 si shumë të rëndësishëm për futbollin shqiptar pasi drejtimin e Kombëtares e mori një trajner me eksperiencë

Kliko per me shume info

si Gianni De Biasi. “Në atë kohë, Shqipëria renditej në vendin e 74 të klasifikimit të FIFA-s dhe kishte në përbërje lojtarë me cilësi modeste.

De Biasi nuk ndikoi vetëm në rritjen e skuadrës, por revolucionarizoi modelin e seleksionimit të lojtarëve. Bashkë me asistentët e tij udhëtoi drejt vendeve ku shumë vite më parë kishin emigruar shqiptarë duke u vënë në ndjekje të talenteve”, thekson “AS” që propozon edhe një intervistë të trajnerit italian, i cili deklaron se ka udhëtuar në mbi 70 vende për të bindur lojtarët t’i bashkoheshin projektit të tij. “Ai arriti të kontaktonte me shumë shqiptarë të talentuar, veçanërisht në Zvicër.

Eksodi i viteve 90 nga Shqipëria dhe Kosova i zhvendosi shumë shqiptarë nëpër Europë dhe sot në Kombëtaren Shqiptare luajnë 12 djem të rritur në Zvicër”, shton më tej e përditshmja spanjolle. Në fund, “AS” veçon një detaj shumë domethënës, faktin që De Biasi tashmë me pasaportë shqiptare, arrin të këndojë edhe himnin shqiptar.
“Ai dhe bijtë e luftës rreth dy dekada pas konfliktit të Kosovës e çuan Shqipërinë në Europian. Qeveria i shpërbleu me 1 milionë Euro. Tani vjen pjesa më e rëndësishme sepse futbolli duhet t’i shpërblejë”, mbyll shkrimin gazeta “AS”.ssport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here