Trafikanti i drogës kundërshton policët, arrestohet në Lezhë

Kliko per me shume info

prangaPolicia e Lezhës ka arrestuar 23 vjeçarin Gjon Martinaj, shoferin e një Audi A6 tek kryqëzimi i Shënkollit në Lezhë, i cili e ka kundështuar me forcë, gjobën e vënë prej saj dje. Por, kundështimi ka sjellë pasojat, sepse policia i ka kontrolluar dhe shtëpinë ku i ka zbuluar gati gjysëm kg kanabis sativa.

Incidenti ndodhi më 6 qershor 2016 , tek kryqëzimi i Shënkollit në superstradë.

Kliko per me shume info

Makinës “Audi A 6” që drejtohej nga shtetasi Gjon Martinaj dhe ku ndodhej edhe Gj. M. i është bërë me shenjë për të ndaluar nga Policia Rrugore. Pasi ka ndaluar, polici i ka komunikuar masën administrative drejtuesit të mjetit për sinjalistikën,  por që ai e ka kundërshtuar dhe ka tentuar t’i marrë bllokun e gjobave. Ndërkohë, edhe pasagjeri shtetasi Gj.P. ka dalë nga makina dhe nuk ii është bindur punonjesit të policisë për t’u futur në mjet.

Pas kësaj, pas kontrollit të ushtruar në banesën e shoferit Gjon Martinaj, banues në Patok Kurbin, i janë gjetur 417,6 gr lëndë bimore e dyshuar narkotike kanabis e si rrjedhojë,  23 vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Gj.M. për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here