Arrestohet polici i Tiranës, përndoqi ish te dashurën, oficere në Krujë

Kliko per me shume info

policia-3Me kërkesë të Prokurorisë së Krujës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Lumian Meta, me detyrë oficer i patrullës policore të Komisariatit nr.1 në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes” në dëm të ish-të dashurës së tij, shtetases S. B, gjithashtu efektive policie në Komisariatin e Krujës. Vendimi i Gjykatës është zbatuar nga ana e oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme.

Burimet zyrtare thane se Prokuroria e Krujës e ka nisur hetimin në bazë të materialit referues të Shërbimit për Çështje të Brendshme në dt. 14.06.2016. Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se i dyshuari nuk ka pranuar faktin e ndërprerjes së marrëdhënies intime me të dëmtuarën. Për këtë arsye, ai e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në disa raste të përsëritura.

Kliko per me shume info

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i dyshuari dhe e dëmtuara kanë nisur lidhje dashurore në vitin 2014, gjatë studimeve në Akademinë e Policisë. Kjo lidhje ka vijuar deri në janar 2016. Në këtë kohë, e dëmtuara S.B. ka refuzuar të vijojë lidhjen intime, për shkak se, sipas saj, i dyshuari ushtronte dhunë sistematike.

Prej janarit 2016 e në vijim, i dyshuari e ka përndjekur, dhunuar dhe kërcënuar në mënyrë sistematike, me qëllim që lidhja e tyre të rifillonte. E dëmtuara nuk ka pranuar në asnjë rast dhe kjo sjellje e ka shndërruar në objekt dhune nga ish- i dashuri.

Në disa raste, dhuna psikologjike ndaj të dëmtuarës ka ndodhur edhe në praninë e kolegëve të tjerë të policisë.

Në këto kushte, Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Lumian Meta ka konsumuar elementët e veprës penale “Përndjekja”. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë së Krujës, u kërkua caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga Gjykata e Krujës dhe ai u arrestua mesditën e së Mërkurës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here