Arrestohet francezi, planifikonte sulme me tritol gjatë Euro 2016

Kliko per me shume info

euro2016Udhëheqësi u Shërbimit Shtetëror për Siguri i Ukrainës, ka thënë se një francez është arrestuar në Ukrainë muajin e kaluar pasi planifikonte të kryente 15 sulme terroriste gjatë kampionatit evropian në futboll, EURO 2016.

Ky kampionat do të mbahet gjatë muajit qershor në Francë.

Kliko per me shume info

Shefi i këtij shërbimi, Vasyl Hrytsak, iu ka thënë sot gazetarëve se personi i arrestuar kishte qëllim që të hidhte në erë një xhami, një sinagogë, organizata për mbledhjen e taksave, njësitë patrolluese të policisë dhe disa vende të tjera.

Më 4 qershor, rojet kufitare të Ukrainës e kanë konfirmuar se një qytetar francez është arrestuar në fund të muajit maj me një depo armësh dhe mjeteve shpërthyese derisa tentonte të kalonte kufirin me Poloninë.

Hrytska ka thënë se personi në fjalë “kishte pesë kallashnikovë, mbi 5 mijë plumba, dy lansues granatash anti tank, 125 kg eksploziv, 100 detonatorë, 20 kapela që e mbulojnë tërë kokën dhe gjëra të tjera.”

Organet e sigurisë në tërë Evropën janë në alarm pasi në kryeqytetin francez, Paris në nëntorin e vitit të kaluar, u vranë 130 persona në disa sulme të njëpasnjëshme, ndërsa në marsin e këtij viti, sulmues vetëvrasës vranë 32 persona në Bruksel.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here