Tiranë, 5 mijë euro rryshfet për një vend pune, arrestohet avokati

Kliko per me shume info

polici-tiraneNje avokat eshte arrestuar diten e sotme ne Tirane me akuzen se ka marre 5 mije euro per nje vend pune. Burimet zyrtare te policise njoftuan finalizimin e aksionit “SMILE 5”.

Gjate ketij aksioni mesohet se ka rene ne pranga 1 shtetas me profesion avokat  për veprat penale të  “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare thane se Specialistët e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë kapjen dhe arrestimin  e shtetasit, Kujtim Ibraj, 44 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.

Ky shtetas i ka premtuar një shtetasi tjetër për ta vendosur në punë tek Fizika Bërthamore kundrejtë një shume prej 5000€.

Në bazë të vendimit të datës 24.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj këtij shtetasi  është vendosur masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg”, si i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”, parashikuar nga Nenet 143/2 dhe 245 të Kodit Penal

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. kur dote arrestoni ngjelen!ai eshte me i ndyre se ky.ai eshte pervers,mashtrues mundohet te mashtroje vajza te reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here