Arrestimi në Rrogozhinë, kush është i kërkuari që bëri operacion në fytyrë

Kliko per me shume info

rrogozhine15Policia ka thene se 31 vjeçari i arrestuar sot në Rrogozhinë për llogari të drejtësisë italiane, eshte nje shtetas me histori te gjate kriminale. Ai duket se ka një betejë të gjatë kundër ekstradimit në vendin fqinj.

Sipas gazetës italiane Corrriere në një artikull të datës 20 janar të vitit 2009, shqiptari Shamo akuzohet për një vrasje të kryer më 6 gusht të vitit 2007, ku ka humbur jetën Elvis Daci, 27-vjeç, me origjinë shqiptare. Krimi u krye në Firence.

Kliko per me shume info

Në nëntor të po atij viti, policia italiane lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Florenc Shamon.

Shqiptari Shamo sipas artikullit, ka udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës, si në Greqi, Holandë, Spanjë dhe në Shqipëri.

Por, më 4 janar të vitit 2009, ai ishte nisur me një anije mallrash në drejtim të Torontos në Kanada, nëpërmjet një karte identiteti të falsifikuar italiane, duke u quajtur Geracitano Vincenzo, lindur në Siderno në krahinë e Reggio Calabria. Sipas gazetës italiane, shqiptari kishte kryer edhe një operacion për ndryshimin e fytyrës.

Më 16 janar të atij viti, shërbimet e emigracionit në Kanada e arrestuan atë në portin Halifax dhe gjatë asaj kohe do të nisnin procedurat e ekstradimit.

Në një artikull të datës 16 shkurt të vitit 2009, gazeta Koha Jonë shkruan se shqiptari i arrestuar për falsifikim dokumentesh më 16 janar kishte kërkuar azil politik në Kanada, duke kundërshtuar ekstradimin në Itali apo në Shqipëri. Pretendimi ishte se i rrezikohej jeta, ndërsa ishte paraqitur si qytetar italian.

Ai shkoi në Kanada me emrin italian, por që rezultoi i falsifikuar. Më pas tha se quhej Mario Shamo, ndërsa më vonë u identifikua si Florenc Shamo. Shqiptari ishte pjesë e një bande shqiptare që vepronte në Itali.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here