Arrestohen dy “të fortët” e Dibrës, njëri bllokon rrugën e fshatit, tjetri kapet me armë

Kliko per me shume info

prangaPolicia e Dibrës arrestoi dje një 40-vjeçar, pasi u kap me armë të ftohtë. Bëhet fjalë për Nazmi Jollën, 40 vjeç, banues në qytetin Peshkopisë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Gjok Doçi”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një thikë, që plotëson kushtet e armës së ftohtë, që e dispononte pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për vepër penale “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ndërkohë, në Mat u arrestua një 52-vjeçar.

Kliko per me shume info

Agim Hoxha, akuzohet se ka bllokuar rrugën automobilistike që lidh fshatin Batër me qytetin e Burrelit, duke pretenduar se rruga kalon në pronën e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Mat për veprat penale të “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, dhe “Vetëgjyqësia”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here